Shqipëria në kolaps pas bllokimit të shërbimeve online.

Shërbimet online të Shqipërisë ditën e sotme janë gjendur në kolaps total. Kryeministria ka dalë me një njoftim për shtyp në lidhje me sulmin kibernetik që është duke ndodhur gjatë orëve të fundit.

Kryeministria bën me dije se për momentin, me qëllim mbrojtjen e të dhënave janë mbyllura deri në neutralizimin e sulmit.

Sipas Kryeministrisë, sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë.

Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cenimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal.

Gazeta Sot