250 forca policore vijojnë krehjen e zonave problematike për kultivim kanabisi në njësitë administrative Pult dhe Shalë në Malësinë e Madhe.

Në ditën e pestë të operacionit janë shkatërruar dhjetëra parcela të vogla me nga 20-30 bimë, ndërsa është konstatuar një taktikë e re e trafikantëve.

Për të mos u zbuluar nga policia, shkulnin bimët duke i vendosur në thasë me qëllim lëvizjen për t’i vendosur në zona të tjera ku ishin hapur gropa. Kjo ishte mënyra që përdornin për të shmangur kontrollet.

Mini-parcelat u zbuluan nga avioni i Guardia di Financias në mes të pyllit ose bimësisë së dendur pranë shkëmbinjve.

Shqiptarja.com