7 Dhjetor 2022

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në sesionin e diskutimit rreth Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Së bashku me Stevo Pendarovski, Presidentin e Maqedonisë së Veriut dhe Dritan Abazovi?, Kryeministrin e Malit të Zi, u përgjigjen pyetjeve të të pranishmëve.

Një prej të pranishmëve, Paul Taylor, tregoi një anektodë për Shqipërinë, duke thënë se qytetarët besojnë se vendi do anëtarësohet në BE kur kjo e fundit të mos ekzistojë më. Rama e ndërpreu, duke i bërë të ditur se burimi nuk është i saktë, pasi qytetarët ndahen në dy pjesë, optimistët dhe pesimistët. Këta të fundit, sipas Ramën, mendojnë se Shqipëria do anëtarësohet kur Turqia të ketë presidencën e BE-së.

Paul Taylor: Ka një anektodë shqiptare, ata që pyeta nga Shqipëria ma përmendën. Kur do anëtarësohet Shqipëria në BE, ata më thanë kur BE të mos ekzistojë më.

Rama: Më duhet ta korrigjoj burimin e shakasë. Nuk është Shqipëria. Gjatë kohës kur ishim të dëshpëruar se nuk donin të në flisnin, ishte një euro optimist dhe një euro pesimist. Optimisti thoshte se Shqipëria do bashkohet BE së bashku me Turqinë, pesimisti thoshte se do anëtarësohet kur Turqia të ketë presidencën e BE-së. Kjo derisa të mos ekzistojë BE-ja duket si depresion serb.