16 Dhjetor 2022

Analisti Shpëtim Nazarko në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me garën e cila po zhvillohet sot për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Ai deklaroi se ambasadorja amerikane Yuri Kim duket se i ka dhënë përmasa shumë të mëdha kësaj gare, duke treguar një dëshmi abuzimi.

Sipas tij, fakti që ambasadorja i pozon çështjet në tavolinë do të thotë se priten ngjarje të mëdha, ndërsa shtoi se nga e gjithë kjo pritet të ekspozohet tabloja e plotë e sistemit.

“Fakti që kryediplomatja e një prej partnerëve më të mëdhenj ngatërrohet me një çështje të tillë me takime zakonisht kur ajo që del mbi tavolinë është një dëshmi abuzimi. Nqs ne nisemi nga historia e kancelarisë së shtetit shqiptar që nis nga Ali Pasha ne i kemi parë që këta bëhen me të gjithë miq dhe rrojnë atë periudhën e tyre të mjaltit pastaj kur ngacmohen në kopshtin e vet që duan të sundojnë nxjerrin shpatën. Tani të shohim pse SHBA është e interesuar në këtë histori? Unë kam shkruar një histori para dy muajsh ‘pse ambasadorja e SHBA do bëhet armiku’ në thonjëza. Sepse ajo që po kuptojmë është se kryefuqia e botës ka mundësinë për të kontrolluar me mjete minimale, dmth të survejosh sistemin e drejtësisë. Në artikull unë them se si drejtësia ndryshe nga ai i 4-5 viteve ka qenë i bazuar te prokuroria e përgjithshme por në fund fare ishte derivat që vinte nga fuqia fituese, kurse në momentin që flasim ky prokuror i përgjithshëm se ka më atë fuqi”, u shpreh Nazarko.

Nazarko shtoi më tej se fakti që ambasadorja e SHBA vjen dhe i pozon çështjet në tavolinë para popullit shqiptar do të thotë se poshtë tavolinës po ndodhin ngjarje shumë të mëdha. Ai tha se ne qeverisemi nga feudalë shëtitës.

“Ne do shohim filma të ngjashëm me ato që i ndodhën Berishës, jo në formën e kërcënimit, pas kësaj pritet që përpara nesh të ekspozohet tabloja e plotë e një sistemi qeverisës që është në një degradim total. Nëse zgjidhet preferenca e maxhorancës ne do shohim një histori shumë të ngatërruar, por në fund fare s’kemi pse mërzitemi se e gjithë historia nis te Ali Pasha. Rama është i fundit i Muikanëve që kërkon të shtojë shtetin përpara me metodat e paraardhësve. Ne qeverisemi nga feudal shëtitës që duan ta kenë mirë me pashain e madh, por nëse u kërkohet kopshti ata nxjerrin shpatën. Nëse Rama zgjedh Kondilin atëherë unë them shumë mirë sepse do shoh shkurtimin e një cikli. Fakti që dalin gjërat mbi tavolinë do të thotë s e kemi përplasje të madhe sepse diplomatët i shqyrtojnë çështjet poshtë tavoline”, tha analisti në fjalën e tij.

Në fund Nazarko deklaroi se fillimisht SPAK duhet të legjitimohet, duhet të dijë se kush është detyra e tij dhe të ruajë balancat e shtetit.

“Ne kemi një klasë politike të mbaruar fare, një opozitë të mbaruar dhe një klasë politike që ka fuqinë absolute, prandaj SPAK edhe pse s’ka detyrë politike të mbajë shtetin, nga orientimi nga sipër duhet ta bëjë këtë punë. Që shteti modern të ekuilibrohet duhet ti biem në fillim pozitës dhe në këtë pikëpamje e vlerësoj ndryshe SPAK që pavarësisht të metave ai është legjitimimi i tij në sytë e shqiptarëve se çfarë do bëj. E dyta pavarësisht veprimeve të SPAK ai sërish orientuar nga njerëz të drejtë është që të mbajë ekuilibrin e shtetit dhe kjo bëhet që kur kjo klasë politike të ketë dalë fare të mos jenë të mëdha dëmet e shtetit. Amerikanët nuk janë të interesuar të presin dhe të korrin koka, por janë të interesuar që shteti shqiptar në fund të jetë prapë në këmbë. SPAK duhet të legjitimohet, duhet të dijë se kush është detyra e tij dhe të ruajë balancat e shtetit”, thekson Nazarko.

Gazeta Sot