“Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës”- Meta apel qytetarëve për ditën e votimeve: Është shumë e rëndësishme që…

Jun 29, 2019

Presidenti Ilir Meta u drejtohet me një tjetër mesazh qytetarëve në prag të votimeve të së dielës, duke i ftuar ata që të sillen me qetësi dhe mençuri.

Meta thotë se është e rëndësishme që t’i shërbejmë të ardhmes evropiane.

Kreu i shtetit apelon që të shmangen provokimet gjatë ditës së nesërme.

Reagimi i plotë i Metës:

Të dashur qytetarë,

Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme.

Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri!

Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithsecilit!

E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale.

Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes evropiane të Shqipërisë.

Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë.

Gazeta Panorama