Shmangini sa më shumë! Këto janë 5 vendet ku infektohesh shumë kollaj me Covid-19

Shmangini sa më shumë! Këto janë 5 vendet ku infektohesh shumë kollaj me Covid-19
24 SHTATOR 2021
Infektimet nga Covid-19 vijojnë të shënojnë shifra të larta në të gjithë botën. Ndonëse disa vende kanë shtrënguar masat anti-Covid, kjo gjë ende nuk ka sjellë ndonjë përmirësim shumë të ndjeshëm të situatës epidemike.
Doktor Sanjay Gupta, renditi pesë vende ku ka më shumë gjasa të transmetohet koronaviriusi.
![]()
Objekte fetar
Ndonëse shumë ndërtesa fetare nuk kanë pësuar kufizime nga autoritetet kompetente, duhet të keni kujdes kur i vizitoni, sepse për shkak të fluksit të madh të njerëzve, virusi transmetohet lehtësisht në këto vende.
Hotel
Qëndrimi në shtëpi është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga COVID-19.Është e qartë se hotelet janë vende të rrezikshme për përhapjen e koronavirusit për shkak të fluksit të njerëzve.
Klubet
Dr Anthony Fauci, një ekspert amerikan i sëmundjeve infektive dhe drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se: “Ne duhet të marrim vërtet seriozisht mbajtjen e maskave gjatë gjithë kohës dhe shmangien e tubimeve në klube.”
Kafenetë
Në qytetet në të gjithë botën, shpërthimi i koronavirusit lidhet me frekuentimin në restorante, kafene dhe palestra. Tani, një model i ri që përdor të dhënat e telefonit celular për të hartuar lëvizjet e njerëzve sugjeron që këto faqe mund të jenë përgjegjëse për shumicën e infeksioneve në qytetet amerikane. Një ekip shkencëtarësh përdorën modelin për të simuluar skenarë të ndryshëm, dhe ata zbuluan se hapja e një restoranti me kapacitet të plotë çoi në rritjen më të madhe të infeksioneve.
Restorante
Një mënyrë e zakonshme se si mund të infektoheni nga koronavirusi është edhe frekuentimi i restoranteve. Sigurisht, ju duhet të hiqni maskën për të ngrënë. Kjo është arsyeja pse restorantet janë kaq problematike.
Gazeta Sot
