Shkollepaket. –

03/03/2019

Duke komentuar fjalimet e zv/ministrit të Jashtëm me kompetencat e ministrit, Gent Cakajt dhe ministres së Kulturës, Eva Margariti, ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili i konsideron shkollë-pakët.

Shkollepakti ne krye te qeverise per te mos u ndjere vetem e shtoi qeverine me shkollepaket te tjere.

Dhe kishte te drejte.

Edhe ne ministrine e jashtme edhe ne ministrine e kultures duhej shkollepakesia.

Duheshin dijetare te vertete,qe e zene me shqelma edhe shqipen edhe logjiken njelloj si Shkollepaku i madh, dhe ai i gjeti ata bile te zot sa ai.

Pjestaret e Sumit-it te Diaspores do kthehen tashme shume me te qete ne shtepite e tyre pasi degjuan:

perpelitjet profane te ministrit te jashtem, qe rrotat me gunga te trurit i ngecnin ne autostraden lirike te Naimit, si dhe budallalleqet logjike te ministres se kultures te ngecur ne balten e shkollepakesise.

Shkollepaku nuk eshte vetem tani ai eshte: Shkollepaku i mire me shoke shume.

Detyra,qe diaspora mori eshte te promovoje shkollepakesine e qeverise kudo ne bote ha ha ha ha.

Megjithate shihini dhe lexoini vete dhe zbavituni….duke vene duart ne koke

Ja cfare thote ministrja e kultures:

“Nuk është çështje, parash, sepse përfshirja e sa më shumë njerëzëve në ndërtimin e këtij muzeu i jep muzeut fuqinë e madhe edukative të forcës tëheqëse drejt vendlindjes. Por është edhe çështje fondesh, sepse sa më shpejt ta ndërtojmë këtë muze, aq më mirë është. dhe ndërkohë që shteti ynë pa diasporën, as nuk do të ishte ky që është dhe as nuk do të mund ta bëjë siç duhet të jetë këtë muze, të cilit i ka ardhur koha tashmë. Ju ftoj që të shkruani emrin tënd në muzeun tuaj!” keshtu tha ministrja

/Agjensia e Lajmeve Sot News/