10 Maji 2023

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Berat, Zija Ismaili në një intervistë për Panorama TV ka denoncuar publikisht shkeljet që po bëhen në kohë fushate për zgjedhjet e 14 majt, ku tha se në hotelet e këtij qyteti kanë zbarkuar oficerët e ministrisë së Brendshme për të intimiduar qytetarët.

Ismali tha se e gjithë administrata e bashkisë po merret me shpërndarje te fletës së listës së zgjedhësve dhe po shmangin detyrimet e tyre në orar pune, ku theksoi se ai ka listën e aktivistëve që merren me këtë të fundit dhe do i denoncojë publikisht.

Pjesë nga intervista:

Dua të denoncoj publikisht se hotelet në Berat janë mbipopulluar me oficerë të ministrisë së Brendshme, janë në rrugë e takojnë persona për të intimiduar për shitblerje të votës.
Intimidimii të gjithë qytetarëve dhe administratës ka filluar të shtohet në maksimum, gjatë natës së kaluar janë shpërndarë në banesa zarfe me fletë të printuar në lidhje me shpenzimet dhe mënyrën sesi janë shpërndarë, gjithë administrate janë marrë me shpërndarje.

Në bashkinë e beratit janë printuar këto fletë. Të gjithë motorët që shpërndajnë postat, janë të mbushur me këto fletë. I bëj thirrje administratës që të respektojë detyrën, brenda orarit të punës. Po të lësh shërbimin në qytet dhe të merresh me fushatë është shkelje e kodit zgjedhore. Kemi listën e listën e aktivistëve që do e denoncojmë, janë përfaqësues të administratës dhe bëjnë lista, intimidojnë zgjedhësit. E gjithë administrata është në një presion të jashtëzakonshme

Pse oficerët e ministrisë, çfarë roli kanë ata?

Drejtuesi politik i qarkut Berat është ministrit i Brendshëm, dhe ka instaluar këta që të kapin qytetarët në mënyrë që ata të dalin me qëllim për mbrojte të kandidatit të PS.
Unë kam 4 muaj në terren kamë evidentuar të gjithë problematikat, mungesën e transparencës. 47 muaj kryetari nuk komunikoi me qytetarët, ti sqaronte për problemet dhe t’i merrte mendim.

Në muajin e 48 gjatë fushatës, kujtohet të bëjnë punime në rrugë. Këtë tabelë ditën dhe natën, të shtunë e të diel pa një orar pune, punonjësit dalin. Ku ishte 47 muaj kryebashkiaku, dhe kujtohet për punime pa i pyetur qytetarët, hidhen jashtë çdo standardi. Janë lekët e qytetarëve, por nuk janë pyetur njeherë.

Gazeta Shqiptare