28 Mars 2024

Një rrugë në Romë është shembur, duke krijuar një gropë 10 metra të gjerë dhe 13 metra të thellë, e cila përpiu dy makina të parkuara.

Ngjarja ndodhi në rrugën Sestio Menas në Quadraro pak para orës 01:00.

Efektivët e policisë lokale, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, mbyllën rrugën duke siguruar zonën e prekur.

Asnjë person nuk është lënduar, raportojnë mediat italiane.

Fotogaleri - Rruga shembet në Romë, dy makina gëlltiten nga një gropë e madhe - foto 3

Fotogaleria - Rruga shembet në Romë, dy makina gëlltiten nga një gropë e madhe - foto 4

Fotogaleri - Rruga shembet në Romë, dy makina gëlltiten nga një gropë e madhe - foto 1

/abcnews.al