Sazani në flakë – Turistët turq zbresin nga jahti per te fikur zjarrin

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

Por ajo që ka rënë në sy, janë dy turistë turq që kanë prekur me gjestin e tyre, pasi kanë zbritur nga jahti luksoz ku po pushonin, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit.

Sazani në flakë – Turistët turq zbresin nga jahti per te fikur zjarrin

Siç duket edhe nga pamjet dy turistët kanë zbritur bashkë me gazetarët dhe me bidona në duar kanë shuar flakën në një pemë që sapo kishte marrë flakë, duke marrë përsipër edhe rrezikun që i kanoset. Jo vetëm nga flakët, por edhe nga municionet që kanë nisur që të plasin.

Gazeta Sot