21 Prill 2023

Ministria e Mbrojtjes në Moskë thotë se një aeroplan luftarak rus bombardoi aksidentalisht qytetin rus të Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën.

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se shpërthimi kishte lënë një krater të madh rreth 20 metra të gjerë në qendër të qytetit.

Dy gra u plagosën dhe disa ndërtesa u dëmtuan, tha ai.

Një aeroplan luftarak-bombardues Su-34 shkarkoi aksidentalisht mjete aeroplani, tha Ministria.

Incidenti ndodhi në orën 22:15 me kohën lokale të enjten, thane agjencitë ruse të lajmeve.

Një hetim është duke u zhvilluar për këtë ngjarje.

Imazhet dhe video në rrjetet sociale tregojnë apartamente të dëmtuara nga shpërthimi, i cili shkaktoi një krater 20 metra të gjerë në tokë.

Gazeta Dita