Rudina Hajdari : -Deputete, ju them se jeni kryehajdutë që nuk e doni këtë vend… –

13 Dhjetor, 2018

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka thyer sot bojkotin e opozitës duke marrë pjesë në sallën e kuvendit. Vajza e liderit të studentëve të dhjetorit 90, Azem Hajdari ka qenë e ashpër në fjalën e saj të shkurtër pasi i ka quajtur të gjithë hajdutë.

“Sot kam ardhur vetëm për një arsye të vetme. Nuk kam ardhur për të marrë një llokmë të studenteve, jam për t’i mbështetur. Këtu kushdo që foli më parë ju them se jeni kryehajdutë që nuk e doni këtë vend dhe nuk e keni dashur ndonjëherë. Ju që bëni sikur ju intereson ky vend, por rrini vetëm nëpër kafe. Sillni listat e hapura. Nëse e doni këtë vend sillni Kodin Zgjedhor.

Atëherë kemi për ta ndryshuar këtë parlament dhe këtë kastë politike. Ky pra është ndryshimi. Nëse e doni këtë vend mendoni për këtë vend dhe mos na bëni show politik. Ky vend është i ngopur me ju. Studentët janë të lodhur nga të gjithë politikanët dhe kanë humbur besimin te ju”- tha Hajdari.