27 Prill 2026

Një prej simboleve më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, në Vlorë i njohur si “Shtëpia e Flamurit”, po përballet me një situatë shqetësuese që lidhet me dëmtime të dukshme në strukturën e godinës.

Sipas vëzhgimeve në terren, në muret e muzeut kanë filluar të shfaqen çarje, të cilat po përhapen gradualisht.

Dyshohet se këto dëmtime lidhen me dridhjet dhe gjëmimet e vazhdueshme nga punimet dhe aktiviteti i mjeteve të rënda në afërsi të zonës, përfshirë projektin Vlora Marina.

Situata ka ngritur shqetësim te qytetarët dhe specialistët, të cilët paralajmërojnë për rrezikun që mund t’i kanoset një prej objekteve më të rëndësishme historike në vend, nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Muzeu i Pavarsise Vlore

“Si qytetar i Vlorës, ndjej shumë shqetësim dhe dhimbje kur shoh gjendjen e Muzeut të Pavarësisë, ‘Shtëpisë së Flamurit’. Kjo nuk është thjesht një godinë, por është historia jonë.

Çarjet që po shfaqen në mure janë alarm serioz dhe nuk mund të injorohen. Është e papranueshme që një simbol kaq i rëndësishëm të rrezikohet nga punimet përreth.