Revolucion, të bllokojmë institucionet, sheshet, rrugët…- “Boll paqe me qeverinë e krimit”, thirrja e Maliqit:

7 Gusht, 2019

Tiranë- Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se e keqja e madhe e këtij vendi që sipas tij është Rama largohet vetëm me revolucion.

“Kjo e keqe e madhe rrëzohet me revolucion qendërestar demokratik duke bllokuar institucionet e vendit, sheshet, rrugët duke paralizuar gjithçka në mënyrë që vendi të kalojë në zgjedhje të lira, të ndershme, me sistem mazhoritar të pastër, me 100 zona dhe 100 deputet, ku vota e popullit te zgjedhë deputetet e vet, qeverinë e vet, presidentin e vet.”, shprehet ai.

Lefter Maliqi

Postimi i plotë

Populli duhet te marre ne dore fatet e vendit. Socialistet e ndershem e te zhgenjyer, demokratet, qytetaret, artistet, studentet etj.Boll me paqe me qeverine e krimit, korrupsionit, oligarkeve, papunesise, droges, pasigurise. Demokracia lokale pas zgjedhjeve moniste te 30 Qershorit nuk egziston me pasi, keshillat bashkiak dhe kryetaret e bashkive jane njepartiake, demokracja e pergjithshme dhe institucionale ne rrezik pasi mbi 90% jane te kapura nga e njejta parti (Rilindja). Rama nuk njeh as ligj, as kushtetute, as dekret te Presidentit, nuk njeh as opozite pasi e ka nxjerr jashte funksionit pa perfaqesim ne parlament, pa perfaqesim ne pushtetin lokal, pa perfaqesim ne institucione.

Rama ska as frike, as turp, as moral nga protestat paqesore, as nga akuzat e shumta, as nga skandalet pasi cdo dite, jave e muaj i kane plasur skandale me krime, korrupsion, pergjime, cenim te sigurise kombetare, grabitje, vrasje, trafiqe etj etj. Vetem qesh, ironizon cdo qëndresë,cdo stres e vuajtje tuajën, dhe per te hequr vemendjen nga nje skandal, sajon skandale te tjera si prishja e teatrit, publicitete me aksione te jashtligjshme, policore etj. Rama duke varferuar popullin duke e detyruar rinine dhe eliten e vendit te emigroj, mban nen presion opoziten, shantazhon, ndalon, gjobit, arreston kedo qe e kundershton per te mbajtur pushtetin nen kontroll te plot. Vendi me krize te thelle e te rende politike, ekonomike dhe te pasigurise.

Vendi drejt diktatures dhe shuarjes se shpreses per hapjen e negociatave ne 18 Tetor. Populli ne shtator te ngrihet fuqishem sepse ska me kuptim pasi Rama kerkon tju lodh, tju pakesoj, tju ironizoj.

Nese nuk beni kete atehere ky vend po shkon i sigurt drejt diktatures me parlament, qeveri, pushtet lokal, drejtesi, polici dhe shume shpejt dhe me president vetem te Rilindjes se krimit, droges dhe korrupsionit. Koha nuk pret, ne vjeshte duhet zgjim popullor, revolucion demokratik,qendrese e fortë.Ne vjeshte bien gjethet pemëve se bashku me to duhet te bien gjethet e Pemës se kalbur te Rilindjes se krimit. Ne vjeshte duhet te lind shpresa, besimi per te ardhmen e demokracise Europiane, per sundimin e ligjit dhe kushtetutes.

Ende vijon kriza politike në vend. Disa ditë më më parë kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se shkarkimi i Metës do të shqyrtohej pas raportit të Venecias. Rama mohoi që qeveria e tij të kishte punuar paketën anti-shpifje, duke ia spostuar kështu përgjegjësinë vetë OSBE, si një mision që ka hartuar këtë paketë, që sot e kundërshton. Ndërsa për krizën politike ai theksoi se është gati për dialog me opozitën por jo për negociata. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve.

J.V/Dosja.al