Rekord i Zi. – 26 të vdekur dhe 1383 të infektuar me COVID brenda 1 dite në Kosovë

31 GUSHT 2021

Sërish shifra alarmante me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë. 26 persona kanë humbur jetën e janë regjistruar edhe 1383 raste të reja nga testimi i 11 mijë e 472 mostrave.

Me 26 të vdekurit sot, shifra të vdekurve vetëm në tri ditët e fundit ka shkuar në 82. Nga fillimi i pandemisë, betejën me virusin e kanë humbur 2503 persona

Sot janë regjistruar edhe 1383 raste të reja, ndërsa janë shëruar 996 persona. Numri i rasteve aktive është rritur në 26 mijë e 886.