11 Shkurt 2024

Francis Ford Coppola, një nga regjisorët më të mëdhenj të botës duket se nuk ka harruar të përshëndesë në gjuhën e parardhësve të tij.

Coppola ka qenë pjesë e emisionit shumë të famshëm në “Jay Leno’s Garage” të gazetarit Jay Leno në tv CNBS. Sapo Leno zbret nga makina dhe afrohet tek veranda e vilës së Coppolas vendosur në një sfermë me hardhi në Kaliforni, regjisori i madh i thotë: “Mëngjesi.”

“Mëngjesi” – ia kthen edhe Jay Leno, duke shtuar – “Nuk e di se çfarë do të thotë thotë kjo?”

– “Domethënë se nuk ka njeri këtu’, bën shaka regjisori i madh duke shtuar; “kështu thoshte gjyshi im kur i uronte mireseardhjen dikujt” – sqaron Francis Coppola…

– A ishte shqip kjo “Mëngjesi”?

Kërkimi ne origjinën e familjes Coppola nxori se ata kanë emigruar në SHBA nga Bernalda, Basilicata, Itali. Zonë ku dihet se ka pasur, komunitete të mëdha arbëreshe, madje edhe sot, por më pak.

Coppola është bërë i famshëm për triologjinë “Kumbari”, filmin me temë nga lufta e Vietnamit- “Apokalips Now”, “Drakula”, e shumë e shumë filma të tjerë, të cilët thuajse të gjithë kanë marrë çmimet.

Nga OraNews