Reciprociteti i targave. Rama: – E drejta këtu është me Kosovën e pikë! Nuk është me Serbinë që mizën po e bën buall

27 Shtator 2021

Kryeministri Edi Rama tregon qëndrimin zyrtar e Shqipërisë. E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Nuk është me Serbinë.

“Nuk ka asnjë diskutim që Serbia duhet të njohë realitetin e pakthyeshëm dhe është për të ardhur keq që në vend të përparimit sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale të Serbisë në kufirin me shtetin Sovran të Kosovës.

Manovrat nuk mbrojnë qytetarët serbë të Kosovës, siç pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtare dhe disa fantazama të ushtrisë së mundur.

Qytetarët serbë jetojnë të pakërcënuar nga askush madje paguajnë faturat e energjisë elektrike nga qeveria e këtij shtetit si askujt e askund.

Manovrat që risjellin në skenë nxisin nacionalizimin vandal. Reciprociteti i targave është normë legjitime e drejtë e shtetit të Kosovës.

E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Nuk është me Serbinë. Mizën po e bën buall”.

Nga OraNews