25 Qershor 2022

Zyrtarë të Rusisë po lënë të kuptohet se do përdorin armët bërthamore, Kina është bërë gjithnjë e më e prerë, një krizë globale ushqimore është në zhvillim, çmimet e naftës po rriten dhe ka një ngadalësim ekonomik global. Një krizë e kostos së jetesës po afrohet.

Çfarë ndryshimi një vit! Sfida të mëdha, disa prej të cilave mezi mund të imagjinoheshin kur liderët e G7 u takuan për herë të fundit 12 muaj më parë.

Këto kriza po i godasin kombet demokratike më të begata në botë ndërsa liderët e tyre përgatiten të takohen në Gjermani.

Optimizmi mbushte vendpushimin e plazhit Cornish të Carbis Bay në vitin 2021, ndërsa presidentët, kryeministrat dhe kancelarja e G7 u takuan ballë për ballë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë Covid-19.

Së bashku ata u zotuan të “mundnin Covid-19” dhe “të rigjallëronin ekonomitë”, “të mbrojnë planetin” dhe të “forcojnë partneritetet”.

Por ngjarjet globale që atëherë kanë tejkaluar përpjekjet e tyre më të mira dhe nuk është e qartë nëse ato do të jenë në gjendje të flasin sërish për këto synime këtë vit.

Pushtimi i pa justifikuar i Rusisë në Ukrainë është një re e madhe, por “edhe re të tjera të zeza po mblidhen”, shkruan CNN.

Gjatë ditëve të ardhshme, liderët e Japonisë, Kanadasë, Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë, Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë mikpritëse do të takohen në Schloss Elmau të Bavarisë.

Resorti i spa, i vendosur në një luginë paqësore, zakonisht u ofron vizitorëve një mundësi për të “shpëtuar” nga shqetësimet e botës”, por as Schloss Elmau nuk mund t’i mbrojë liderët e botës nga problemet që janë para tyre.

Zyrtarë të Rusisë po lënë të kuptohet se do përdorin armët bërthamore, Kina është bërë gjithnjë e më e prerë, një krizë globale ushqimore është në zhvillim, çmimet e naftës po rriten dhe ka një ngadalësim ekonomik global. Një krizë e kostos së jetesës po afrohet.

Ndryshimet klimatike u janë ngatërruar nëpër këmbë gjithashtu dhe problemet e zinxhirit të furnizimit kanë shuar shpresat për një kthim në normalitet pas pandemisë.

Në krye të gjithë kësaj, mikpritësi i samitit të vitit të kaluar, Britania e Madhe, po kërcënon të shkelë ligjet ndërkombëtare në lidhje me marrëveshjen e saj të Brexit me BE – për të mos përmendur planin e saj të diskutueshëm për të dëbuar azilkërkuesit në Ruanda.

Edhe pse udhëheqësit e G7 mund të shikojnë me njëfarë kënaqësie uniteti përballë agresionit të paprecedentë të Rusisë, shkalla e krizave të afërta e zbeh edhe atë.

Putini nuk është tërësisht fajtor për stuhinë e pritshme, por lufta e tij e pajustifikuar në Ukrainë është e lidhur pazgjidhshmërisht me shumë nga krizat që po shpërthejnë. Pa të, korrigjimet e kërkuara do të ishin më të lehta dhe më të pakta, ndikimi i tyre më pak i dëmshëm.

Ajo që është e qartë është se ky G7 ka më shumë lëvizje se sa takimet e kaluara: Suksesi do të vijë në zbutjen e krizave, jo në ndalimin e tyre. Dështimi është pikërisht ajo që dëshiron Putini.

Pershtatur nga CNN

Nga Gazeta Dita