Raporti Italian zbulon: Shqipëria, porta hyrëse e trafiqeve ilegale të drogës, armëve dhe cigareve. –

Në raportin e publikuar së fundmi nga shteti italian për Sigurinë Kombëtare në Portet fqinje, Shqipëria është konsideruar si një nga vendet kryesore të origjinës së trafiqeve ilegale.

Lëndët narkotike, armët dhe cigaret kontrabandë lëvizin përmes pikave doganore në porte, duke e konsideruar kthyer Shqipërinë në kanalin kryesor të trafiqeve të paligjshme, raporton oranews.

Raporti vëren shtim të kontrabandës së cigareve në portet italiane. Sekuestrimet e cigareve kontrabandë përgjatë 2018 kanë vërtetuar se nga ky fenomen janë prekur më shumë portet italiane me dalje në detin Adriatik. Cigaret kontrabandë janë kapur me ngarkesa të ardhura kryesisht nga Shqipëria e Greqia.

Në total autoritetet doganore e policia kufitare në portet italiane kanë sekuestruar rreth 101.175,913 kg lëndë narkotike të tipit  hashash, marijuanë, kokainë e heroinë.

Trafiku i kokainës konfirmohet si monopol i mafias kalabreze Ndrangheta, aktivitet të cilin e kryen në bashkëpunim me grupet kriminale të huaja mes të cilëve dhe grupet kriminale shqiptare. Viti 2018 ka vërtetuar një fluks rritje të trafikut të heroinës nga Shqipëria përmes portit të Barit, duke u konfirmuar si një nga kanalet kryesore të trafikut nga Turqia. Heroina trafikohet kryesisht në portet e Barit, Triestes e Brindizit.

Heroina e prodhuar në Afghanistan, Pakistan, Iran hynë në Itali përmes Shqipërisë e Turqisë. Sipas portit të Sigurisë së porteve gjatë viteve të fundit është rritur trafikimi i marijuanës e viti 2017 është mbyllur me sekuestrimin e 78 tonë marijuannë.

Kufiri i jashtëm me Shqipërinë e kufiri i brendshëm me Greqinë konfirmohet si rrugët kryesore të trafikut të marijuanës në Itali. Portet kryesore të trafikut ilegal të marijiuanës janë Bari, Genova e Civitavechia.

Raporti i 2018, vlerëson se Italia mbetet një nga vendet kryesore të destiancionit të armëve ilegale të ardhura nga vendet e ish Jugosllavisë e Shqipërisë. Ky aktivitet kryhet për llogari të grupeve kriminale shqiptare që zotërojnë dhe sasi të konsiderueshme armësh tip kallashnikov AK-47  për t’i tregtuar, përgatiti ora.

/f.ç/Albanian Free Press Online/