“Rama thotë Noc Rrok, drejtësia “Knock-knock”/ Pankartat në ditën e 120: Asnjë hap pas!

27 Shtator 2026
Sot shënohen 120 ditë nga nisja e protestave qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës. Edhe këtë mbrëmje, qytetarët janë grumbulluar në shesh me pankarta dhe mesazhe drejtuar kryeministrit.
Protestuesit kanë ironizuar sërish Edi Ramën, duke iu referuar edhe deklaratave të tij të bëra sot pas kthimit nga SHBA-ja dhe qëndrimit të tij lidhur me zhvillimet rreth ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hysenit.
Në një prej pankartave, qytetarët kanë ironizuar shprehjen e përdorur shpesh nga kryeministri, “Noc Rrroku”, duke e kthyer atë në një mesazh politik ndaj tij.

“Knock knock”, shkruhet në pankartë, në një referencë ndaj drejtësisë që, sipas protestuesve, tashmë po troket në derën e kryeministrit.
Protesta vijon prej 120 ditësh, ndërsa qytetarët kanë deklaruar se do të vazhdojnë grumbullimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.


