27 Shtator 2026

Vijoi edhe sot protesta kundër qeverisë së Edi Ramës.

Një protestues komentoi deklaratat e Ramës sot sapo erdhi nga OKB në Rinas, duke i cilësuar si gënjeshtra para pasqyrës.

Ai shtoi se skandalet në 13 vite kanë lidhje vetëm me Edi Ramën dhe ai po bën “koka turku”.

Protestuesi: Që i beson dhe vetë gënjeshtrat nuk e kemi ditur. Erdhe nga Amerika gjasme ishe i zënë duke ngrejtur flamurin tonë lart. Erdhe me urgjencë paralajmërove një deklaratë. Edhe deklarata do i bësh nga Surreli mesa duket. Kishe dalë para pasqyrës edh shifje sa bukur gënjen.

Nuk mund të bësh sikur këto skandale në 13 vite nuk kanë lidhje. I kanë bërë skandalet me urdhrin tënd. Kanë qenë koka turku që i ke detyruar të hedhin firmë.

Nuk mund të bësh si idealist sikur ke mision ta çosh Shqipërinë në BE. ke instaluar në 1`3 vite korrupsion më perfekt që ka pasur historia. Kjo drejtësi që po krenohesh është larje hesapesh. Nuk mund të kërcënosh protestosh se asgjë nuk të ndal. Nuk do largohemi.