21 Mars 2023

Ish-deputeti i PS Spartak Braho ka paralajmëruar të tjera arrestime të zyrtarëve në nivel ministror. I ftuar në emisionin “Frontline” në News24, Braho u shpreh se të gjithë këta zyrtarë apo ish zyrtarë të lartë “që SPAK i merr për zverku” akuzohen për vepra penale

Ndërsa për kryeministrin Rama, ai u shpreh se duhet të mbajë përgjegjësi morale deri në dorëheqje.

Braho deklaroi se kryeministrit Rama çereku i qeverisë i ka rënë brenda, ndaj duhet të mbajë përgjegjësi morale.

“Mos i përmend të gjithë se di më shumë se ty. Psh është edhe Vangjush Dako. Të gjithë në një rresht janë. Ajo që të bën përshtypje është që thuhet për këta që kanë përgjegjësi personale.

Këta nuk kanë përgjegjësi morale, por kanë përgjegjësi penale. Këta që i merr SPAK për zverku. Këta akuzohen penalisht. Ndërsa përgjegjësinë morale e kanë ata që i emërojnë.

U bënë gjithë këta ministra në burg, do hyjnë edhe të tjerë, gjithë këta kryetar bashkie.

Rama ka përgjegjësi morale që shkon deri në dorëheqje. Ty çereku i qeverisë të ka rënë brenda dhe nuk mban përgjegjësi ti dhe mbaka përgjegjësi Ahmetaj. Duhet të mbajë përgjegjësi”, tha ndër të tjera Spartak Braho.

Gazeta Panorama