5 Shtator 2026

Ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt, është takuar me drejtuesit e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), ku në fokus të diskutimeve kanë qenë sfidat që lidhen me krimin transnacional, trafikun e narkotikëve dhe migracionin e paligjshëm.

Përmes një reagimi, Ambasada e SHBA-së thekson se lufta kundër këtyre fenomeneve është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.

Gjatë takimit me drejtuesit e SPAK-ut, ambasadori Wendt diskutoi për rolin e institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sipas ambasadës amerikane, partneriteti SHBA-Shqipëri synon të kontribuojë në krijimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për të dyja vendet.