‘Rama ik’/ Milano ngrihet mijra emigrant kundër qeverisë Rama

6 Qershor 2026
Një valë protestash të organizuara nga shqiptarët e diasporës ka përfshirë disa nga qytetet më të mëdha të Europës dhe Amerikës së Veriut, duke nxjerrë në pah pakënaqësinë në rritje ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe situatës së rënduar sociale e ekonomike në vend.
Në sheshe të njohura të Firences, Milanos, Berlinit, Mynihut, Stokholmit dhe Torontos, emigrantë shqiptarë janë mbledhur për të denoncuar atë që e konsiderojnë dështim të qeverisë për të frenuar emigracionin masiv dhe varfërimin e vendit. Me flamuj kombëtarë dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre për largimin e vazhdueshëm të shqiptarëve, veçanërisht të rinjve, nga vendi.
Sipas protestuesve, Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike, ku mungesa e mundësive ekonomike, pagat e ulëta dhe pasiguria për të ardhmen kanë detyruar mijëra familje të kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit. Ata e konsiderojnë këtë fenomen si pasojë të drejtpërdrejtë të politikave të ndjekura nga qeveria aktuale.
Në qendër të kritikave kanë qenë gjithashtu akuzat për keqqeverisje, korrupsion dhe favorizim të interesave të një grupi të kufizuar individësh në dëm të qytetarëve të zakonshëm.
Këto protesta të diasporës po interpretohen si një sinjal i fortë pakënaqësie ndaj qeverisë Rama dhe si një thirrje për ndryshim politik.
