Rama i “shtriu dorën” për bashkëpunim Bashës, vjen reagimi i menjëhershëm i PD-së: E vetmja negociatë…

10 MAJ 2021

Kryeministri Edi Rama i bëri sot sërish ftesë PD-së për bashkëpunim, teksa u shpreh përpara deputetëve të PS-së se ka një plan mjaft ambicioz për këtë mandat.

Për këtë ftesë ka ardhur edhe reagim i parë i PD-së, nëpërmjet deputetes demokrate Albana Vokshi.

Reagim zyrtar edhe nga selia e PD-së.

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.

Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”, deklaron zyrtarisht PD-ja.

Gazeta Sot