Rama deklaroi nga Athina se çështja e detit me Greqinë do të zgjidhet nga një palë e tretë, reagon Koço Kokëdhima dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Qeveria e ka për detyrim të…

17 SHTATOR 2020

Ditën e djeshme kryeministri Rama deklaroi nga Athina se për çështjen e nxehtë të detit do t’i drejtohen gjykatave ndërkombëtare dhe do të zgjidhet nga një palë e tretë.

Pas kësaj deklaratë të Ramës, ka ardhur reagimi i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima i cili drejtohet kryeministrit duke i kërkuar të ketë kujdes me ndërmjetësimin e një pale të tretë, pasi qeveria e ka detyrim kushtetues të mbrojë çdo pëllëmbë të tërësisë territoriale, qoftë tokë apo det.

“Pak javë më parë i sugjerova qeverisë shqiptare që zgjidhjen e marrëveshjes së re për detin Jon me Greqinë ta kërkojë në Gjykatën e Hagës.

Kryeministri i Shqipërisë u shpreh dje në Athinë se, përveç kësaj, mund të kërkohet edhe zgjidhja me praninë e një pale të tretë.

Qeveria e Shqipërisë duhet të ketë kujdes me ndërmjetësimin e një pale të tretë. Ajo e ka detyrim kushtetues të mbrojë çdo pëllëmbë të tërësisë territoriale shqiptare në tokë dhe në det.”, shkruan Kokëdhima.

Gazeta Sot