“Ra koordinatori, jo skema”. Ergys Agasi në pranga.

27 Gusht 2027
Ergys Agasi u arrestua një ditë më parë gjatë pas një operacioni të zhvilluar nga policia. Nëpërmjet një reagimi në facebook, Belind Këlliçi shprehet se Agasi kishte fituar pushtet pasi Rama i kishte besuar detyrën e koordinatorit për bandat. Ndërsa theksoi se me arrestimin e Ergys Agasit ka rënë koordinatori, por jo koordinimi me bandat dhe krimin e organizuar.
Reagimi i plotë:
Ka rënë koordinatori, jo koordinimi me bandat dhe krimin e organizuar!
Ergys Agasi kishte fituar pushtet pasi Edi Rama i pati besuar detyrën e rëndësishme, atë të koordinatorit për bandat. Siç denoncoi Arben Ahmetaj, falë këtij roli, Agasi kalonte me Edi Ramën më shumë kohë se çdo ministër apo i besuar tjetër.
Këto lidhje, këto raporte me krimin e organizuar, janë jetike për Ramën dhe pushtetin e tij. Organizatat kriminale kthehen në shtabe elektorale dhe sigurojnë vota për të dhe në këmbim ato marrin privilegje, kontrolle territori, leje e liçensa dhe paprekshmëri.
Me rënien e Gysit, nuk ka rënë skema.
Sa të jetë Rama në atë karrige, lidhja me krimin është e sigurtë.
Thjeshtë një koordinator tjetër do ketë zënë vendin.
Një koordinator që do të duhet të ofrojë edhe një shërbim tjetër ekstra, që ka të bëjë me qejfet e Edi Ramës. Një nga detyrat që kishte Gysi, ishte të siguronte verën Romanee-Conti, 33 mijë euro një shishe.
Në fillim, kur Arben Ahmetaj e bëri këtë denoncim, shumë vetë nuk e besuan. Më pas, policia i sekuestroi të shumëkërkuarit një kantinë ku u gjetën shishe vere të shtrenjta me vlerë mbi 1 milionë euro.
Dhe nuk kishte më dyshime.
Koordinatori i Kryeministrit për bandat, e kryente edhe këtë angazhim.
Sigurimi i këtij salltaneti për Kryeministrin, pra është vetëm një nga punët. Ai detyrë kryesore ka ruajtjen e menaxhimin e paktit me bandat, me krimin e organizuar në vend.
