Tirana Proteston. Qindra Student janë në ditën e tyre të II, të marshimit kundër tarifave të arsimit në Universitetet Publike.

Kjo në vigjilje të datës 8 dhjetor Dita Kombëtare e Studentëve (në kujtim të grevës studentore për rrëzimin e Komunizmit). Shqipëria ka pagë minimale të ulët, nuk ka politika kreditimi dhe financimi të bursave studentore me meritokraci.

Ndërkohë prej disa vitesh aplikohet edhe tarifa e detyrueshme për regjistrim në universitete. Kjo tarifë thellon hendekun mes të varfërve dhe të pasurve duke diskriminuar studentët e familjeve të varfra që nuk mund të përballojnë tarifat studentore.