19 Gusht 2026

Receta të gatimit të ideuara nga Zonja Albana. Këto receta Zonja Albana i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 09:00.

Sallatë e freskët verore me shalqi

Përbërësit:

300 gr shalqi

50 gr djathë të bardhë

150 gr kastravec

10 gjethe mente

10 kokrra ullinj

Vaj ulliri

Lëng limoni

Kripë, piper

Përgatitja:

Nga një shalqi ndajmë gjysmën dhe e presim në kubikë të vegjël ose me lugë në forma të rrumbullakëta. Presim kastravecin dhe djathin e bardhë në kubikë dhe i vendosim përbërësit në një sallatiere duke shtuar ullinjtë dhe gjethet e mentes. E marinojmë sallatën me pak vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper.