Ndërkombëtarët po vëzhgojnë Protestën: – Të mos kemi më dhunë policore dhe presion!

19 Gusht 2026
Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e 81-të, ndërsa pjesëmarrësit deklarojnë se do të vijojnë qëndrimin e tyre në shesh deri në dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Gjatë protestës, një prej qytetarëve bëri të ditur se grupi koordinues i lëvizjes, së bashku me protestues të tjerë, u është drejtuar me një kërkesë institucioneve europiane dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë.Sipas tij, përmes kësaj letre kërkohet që zhvillimet e protestës dhe trajtimi i protestuesve të monitorohen nga afër nga institucionet ndërkombëtare.
“Sot dua ta fillojmë me një deklaratë që grupi i koordinimit dhe protestues të tjerë ia ka dërguar disa institucioneve ndërkombëtare, Parlamentit Europian dhe organeve të tjera”, tha protestuesi.Ai tha se kërkesa synon të rrisë vëmendjen ndërkombëtare ndaj situatës në shesh, duke përmendur shqetësimet për përdorimin e forcës nga policia dhe ndalimet e protestuesve.
“Këtë kërkesë e kemi dërguar dhe tani e gjithë protesta dhe njerëzit janë në vëzhgim nga organet ndërkombëtare, që të mos kemi më dhunë policore, arrestime arbitrare dhe forma të tjera presioni”, u shpreh ai.
Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë mobilizimin e tyre, ndërsa kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
