Qindra banorë protestojnë në Cërrik kundër …

3 Gusht 2026
Qindra qytetarë dolën në protestë këtë të hënë në Cërrik për të kundërshtuar propozimin për bashkimin e Bashkisë së Cërrikut me atë të Elbasanit, në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.
Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara, duke argumentuar se shkrirja e bashkisë do të ndikojë negativisht në përfaqësimin e qytetarëve, cilësinë e shërbimeve publike dhe zhvillimin ekonomik e social të zonës.
Gjatë tubimit, banorët paralajmëruan se protestat do të vijojnë dhe do të përshkallëzohen nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga institucionet përgjegjëse
Aktualisht, qarku i Elbasanit përbëhet nga shtatë bashki. Sipas propozimit të Partisë Socialiste për hartën e re administrativo-territoriale, numri i tyre do të reduktohet në katër, duke parashikuar bashkimin e bashkive Prrenjas dhe Librazhd, si dhe të Belshit e Cërrikut me Bashkinë e Elbasanit.
