Qeveria kundër SHBA-së, -DASH flet për pastrim masiv të parave. –

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan në facebook se qeveria është vendosur kundër SHBA-së, dhe se në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, nënvizohet se në vend po bëhet pastrim masiv i parave.

”Dhjetrat kullat në Tiranë janë prova e qartë, që fajëson pa asnjë ekuivok qeverinë e inkriminuar në këtë fenomen shkatërrimtar për ekonominë e vendit dhe për kriminalizimin e jetës politike dhe shoqërore të tij”,-shkruan Vasili në facebook.

Nga ana tjetër Vasili shtron pyetjen se a mund ta pranojnë shqiptarët një qeveri antiamerikane? ”Sigurisht që kurrë jo”,-shton më tej Vasili.

VASILI NE CONFERENCE – Deputeti i LSI, Petrit Vasili, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se Kryetari i parlmentit Ilir Meta, nuk mund te jape doreheqjen per llogari te krimit te organizuar./r/n/r/nVASILI IN CONFERENCE – Lawmaker, Petrit Vasili, speaks during a press conference, speaks during a media statement for the “Doshi” case.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

DASH paralajmëroi pastrimin masiv të parave dhe kullat në Tiranë janë prova e qartë dhe e rëndë e inkriminimit të qeverisë.

Vetëm disa javë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shumë qartë se Shqipëria mbetet vend kryesor i pastrimit të parave. DASH konfirmoi se Shqipëria është nën vëzhgim të rreptë për pastrimin e parave si dhe vuri gishtin edhe në format e këtij pastrimi.

Dhjetrat kullat në Tiranë janë prova e qartë, që fajëson pa asnjë ekuivok qeverinë e inkriminuar në këtë fenomen shkatërrimtar për ekonominë e vendit dhe për kriminalizimin e jetës politike dhe shoqërore të tij.

Moskonfiskimi i aseteve të veprimtarisë kriminale dhe përkundrazi shndërrimi nga qeveria i Shqipërisë në një parajsë dhe lavatrice kolosale të pastrimit të parave janë në sytë e të gjithë shqiptarëve, por edhe të partnerëve ndërkombëtare që po ndjekin hap pas hapi më të gjitha instrumentet situatën.

DASH konfirmonte në raport se:

“Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qënieve njerëzore”, “Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”, theksohet në raport.

Departamenti Amerikan i Shtetit theksonte: “Institucionet shqiptare nuk janë efektive në luftën kundër pastrimit të parave. Si rezultat, paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.
Në 2017-n, ligji i konfiskimit anti-mafia është ndryshuar. Përkundër ndryshimeve në ligj për të përmirësuar aftësitë e prokurorëve për të hetuar dhe konfiskuar asetet në lidhje me të ardhurat kriminale, mangësitë mbeten në zbatimin e ligjit”.

Qeveria tashmë është vendosur qartazi kundër SHBA-së dhe kundër gjithçkaje që DASH kërkoi me forcë kundër pastrimit të parave që shkatërrojnë vendin. A mund ta pranojnë shqiptarët një qeveri antiamerikane? Sigurisht që kurrë jo.

/Koha Jonë/