25 Maji 2024

Një punonjës ndërtimi gjeti shënimin duke punuar në kishë, teksa mesazhi i shkruar në të, është sot më i vërtetë se kurrë, shkruan rrjeti britanik Mirror.

Punëtori i ndërtimit nuk priste të gjendje shënimin e shkruar me dorë më shumë se 80 vjet më parë, por duke punuar në kishën  St. James’ Church në Antwerp, Belgjikë, burrat gjeten kutinë e shkrepseve brenda një ornamenti të varur nga tavani.

Kur hapen kutinë e shkrepseve i gjeti shënimin ku detajoheshin kushtet e vështira të punës të ndërtuesve, dhe gjithashtu disa këshilla që duhet të ndiqnin gjeneratat e ardhshme.

Letra që daton 21 korrik 1941 u publikua nga zyrtarët e qytetit të Antwerp në 2022, me titullin: “E pabesueshme, një punonjës gjeti një letër nga viti 1941 në kishën St. James, ku kishte një mesazh reflektues”.

Letra ishte firmosur nga katër burra, John Janssen, Jul Gyselinck, Louis Chantraine, e Jul Van Hemeldonck, të cilët shpjegonin se kishin punuar në këtë tavan 82 vjet më parë. Në mesazhin e shkruar në pjesën e pasme të një flete fature, thuhej në gjuhën belge: “Kur ky tavan do të bëhet sërisht për t’u lyer, ne nuk do të jetojmë në këtë botë. Duam t’u themi gjeneratave të ardhshme se nuk kemi jetuar një jetë të lumtur, kemi jetuar mes dy luftërave, një në 1914 e një në 1940, a ju duket gjë e vogël kjo? Ne punojmë këtu dhe jemi duke vdekur nga uria, ata na zhvasin duke na paguar vetëm qindarka, dhe thuajse pa ushqim”.

“Dua të këshilloj gjeneratat e ardhshme që nëse vjen një tjetër luftë, të kenë rezervuar ushqime si oriz, miell, duhan, grurë, për të mbijetuar. Shijojeni jetën dhe nëse është e nevojshme merrni një grua tjetër, ndërsa të martuarit të kujdesen për shtëpinë e tyre. Shëndet!”.

Zbulimi pazakontë ka mbledhur shumë shikime e komente në rrjetet sociale, teksa njerëzit thonin se shpresonin të gjendeshin familjarët e burrave që të lexonin shënimin e tyre të vjetër.

“Një histori shumë e bukur!”, tha një prej komentuesve. “Domethënë grumbullo ushqim dhe gjej një grua. Rrethana të ndryshme, por e njëjta histori, “ tha një tjetër.