25 Maji 2024

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Papua New Guinea që erdhën nga reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit.

Tragjedia ndodhi në fshatin Kaokalam në provincën Enga, ku faqja e një mali u shkëput dhe rrafshoi qindra shtëpi. Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje, dhe të ndihmuar nga banorët po kërkojnë për të mbijetuar, por shanset janë minimale.

Sipas banorëve, tragjedia mori përmasa kaq të mëdha pasi balta dhe gurët u shkëputën nga mali në orët e para të mëngjesit, kur të gjithë ishin në gjumë.