“Ptu ndyrësira”, nuk përmbahet Artan Hoxha, publikon pamjet dhe jep mesazhin e fortë

10 PRILL 2020

Kina e para, më pas Koreja e Jugut dhe Singapori treguan se koronavirusi ka një pikë kulmore dhe më pas rastet vijnë duke u ulur, nëse merren masa izolimi për një periudhë të caktuar.

Dhe Shqipëria tregoi se në 1 muaj mund të ketë arritur pikën kulmore të kurbës, pikërisht në datat 3, 4 dhe 5 prill.

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi ynë. Hoxha ka ironizuar dhe deklaratat e kryeministrit Rama. Ai shprehet se sa herë që hap televizorin dëgjon vetë shprehje si “jemi në luftë, tradhtarë, gjeni vrimë e futuni”.

Reagimi i Artan Hoxhës

Si ka qene ajo parrulla ne luften e dyte boterore:
“Shqiperi e shqiptareve, vdekje tradhetareve”

Degjojme nga mengjesi ne darke nje burre me mjekerr qe na hakerrohet here nga bunkeri, hera nga zyra, here me xhupin e Juventusit, here me foton e Ismail Qemalit:
Jemi ne lufte..
Jemi ne rrethim…
Armiku i padukshem..
Armik inteligjent…
Armik vdekjeprures..
Rri ne shtepi, armiku te porta…
Izolohuni…
Karantinohuni…
Shtetrrethim…
Ndalimqarkullimi…
Rrini vigjilent nga armiku…
Jemi ne lufte boterore…
Kush thyen izolimin eshte tradhetar…
Kush del nga shtepia eshte sabotator…
Kush nuk izolohet, bashkepunon me armikun..
Kush kapet ne rruge e pret burgu…
S’ka meshire per tradhetaret…
Dezertor…
Ata jane heronj…
Ata jane ne vijen e pare te luftes…
Ata jane ne front me armikun…
Ai qe del nga shtepia nuk eshte trim…
Kush thyen karantinen nuk eshte hero…
Kush nuk rri ne shtepi, nuk do atdheun…
Kush del jashte fut armikun brenda…

Sa hap televizorin apo celularin sheh, degjon ose lexon vetem,
Heronj, tradhetar, trima, sabotatore, te mbijetuar, viktima, burg, spurdhjak… ububuja…gjeni vrime e futuni…

Pastaj, del ne ballkon dhe shikon se,
dielli ka dale perseri,
zogjqte cicerojne serish,
gjelat degjohen te kendojne,
qente lehin,
njerezit serish ecin ne rruge edhe ose me maska ne fytyre dhe doreza ne duar….

Si thote aktori Adem Gjyzeli i mbyllur ne haur te filmi “Keshilltaret”:
“Ptu ndyresira”…

JETA VAZHDON…

Nga Gazeta Sot