9 Korrik 2023

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama i surprizoi të gjithë, teksa shkarkoi nga detyra e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçin dhe emëroi në vend të tij Taulant Ballën.

Shkarkimi i Çuçit lidhet me dhunën e ushtruar nga disa pjesëtare të fisit Rraja ndaj dy kushërinjve Maja. Kjo soli edhe dorëheqjen e deputetit të PS-së Rrahman Rraja.

Pikërisht këtë gjë ka ironizuar edhe gazetari Lufti Dervishi, i cili shkruan pse nuk vendose Rranjën ministër të Brendshëm, e cila sipas tij është zgjidhje më e drejtpërdrejtë e problemit në Krujë, s’kemi pse i biem nga Librazhdi.

Postimi i plotë:

Pse nuk vendos Rrahjen ministër të Brendshëm?

Zgjidhje më e drejtpërdrejtë e problemit në Krujë, s’kemi pse i biem nga Librazhdi.

Gazeta Shqip