Spartak Braho

5 Korrik  2022

Ish-deputeti i PS, Spartak Braho ka deklaruar sot se situata në Partinë Socialiste është si asnjëherë më parë, pasi nuk ka zgjedhje por emërime nga kryetari i saj Rama sikur të jetë “shefi i Shtabit të Ushtrisë”.

Braho tha se PS është shkërrmoqur si parti dhe nuk zbatohet asnjë nga parimet e partive të majta evropiane

Pyetje: A ka legjitimitet emërimi i krerëve të PS në 61 bashki dhe jo zgjedhja sipas statutit me parimin një anëtar një votë?

Spartak Braho në News24: Unë jam i majtë, jam socialist por situatë si kjo në PS nuk ka pasur ndonjëherë.

Emërohen, çfarë është ky shefi i shtabit ky? E ka ushtri këtë apo parti? Në parti duhet të dominojë mendimi i lirë.

Zgjedhjet një anëtar një votë e kështu ka ecur PS tani ka ndryshuar. Emëron kryetarin e PS Bilisht, ç’punë ke ti atë e zgjedhin socialistët?

Ky është non sens, ky ka dalë dhe nga parimet, PS mos themi ky se ka një enturazh bashkëpunëtorësh që janë kthyer në jesmenë nuk bëjnë vërejtje, por këto parime nuk i kanë as partitë e majta në Evropë, nuk ka më kritikë dhe autokritikë në PS kjo parti është shkërrmoqur.

Gazeta Panorama