Në Surrel do t’i bëjë pritjet shtetërore Edi Rama.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka komentuar edhe vendimin e qeverisë për të dhënë me koncension Pallatin e Brigadave.

Braho tha se kjo është një histori me shumë të panjohura. Ish-deputeti i PS theksoi se një ambient duhet të mbahet për pritjet shtetërore, duke shtuar “se di ku do venë do venë në Surrel pastaj ti presë?”

Spartak Braho në News24: Ky i fillon për t’i dhënë me koncension e përfundojnë në kabare pastaj e disko,

kam dyshime se ti japësh pronarit e ti thuash bëj si them unë nuk ndodh.

Ai nëse e merr me qira apo koncension ka të drejtë pas ca vitesh dhe ta privatizojë më vjen keq që një vepër me vlera…ky një njeri po mbaj more një ambient për shtetin, ti të gjitha pritjet shtetërore atje i ke bërë, se di ku do venë do venë në Surrel pastaj ti presë? Se duhet të marrë leje pastaj ai nga koncensionari. Nuk e di kjo është histori me shumë të panjohura.