Ferdinand Dervishi,

Gazetari, Ferdinand Dervishi, hedh dyshime mbi qëllimet që fshihen pas bërjes publike të skandalit të spiunazhit.

I ftuar në “Drejt” në Rtv Ora ai shprehet se sheh një interesim të SHISH për hedhur një perde pluhuri mbi gjëmën e tmerrshme që po shpërthen nga korrupsioni në Shqipëri.

Dervishi: Janë të pakta lajmet që dalin nga SHISH, nga ’97 nuk mbaj mend raste të tilla. Grupe spiunazhi që kanë një kokë, organizim. Të bën përshtypje pse këto histori publikohen tani. Unë bëj vetë dokumentarë. Kur ka dokumentar me spiunazh shqiptarët vdesin për ti parë.

Shikueshmëria krahasuar me dokumentarët e tjerë që bëj është 5 herë më e madhe. Shqiptarët i kanë shumë qejf tema të tilla. Nuk është çudi që dikush ti ketë luajtur me kast për të zbulur problemet shumë të mëdha që ka politika në Shqipëri me korrupsionin. Shof SHISH të interesuar për të hedhur një hije të lehtë pluhuri mbi atë gjëmën e madhe të tmerrshme që po shpërthen nga korrupsioni në Shqipëri.

Nga OraNews