Protestë në Tiranë, qytetarët: Jo ndërtimeve në zonat e mbrojtura

31 Maji 2026
Një protestë është mbajtur sot në Tiranë, pas incidentit të ndodhur në Zvernec. Qytetarët nisën marshimin protestë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, te Drejtoria Vendore e Tiranës, Ministria e Brendshme dhe më pas para kryeministrisë.
Qytetarët kërkojnë përgjigje nga institucionet për veprimet e policisë private dhe efektivëve të shtetit lidhur me situatën.
