Shemsi Prençi

15 Tetor 2026

I ftuar në një emision televiziv, Shemsi Prençi u shpreh se studentët mund të përshkallëzojnë veprimet gjatë protestës së 15 tetorit, duke akuzuar institucionet përgjegjëse për mosruajtjen e institucioneve dhe provokimin e protestuesve me gaz lotsjellës dhe topa uji.

“Policia e shtetit është, është e lodhur, është e rraskapitur. Është e rraskapitur.

Është keqpërdorur nga politika e kryeministrit Rama dhe normalisht unë nesër në një stacion tjetër televiziv do të fitoj publikisht një bast që kam vendosur me katër analistë, të cilëve u kam thënë: “Keni guxim, kur talleshin me protestën, keni guxim dhe prisni datën 15 tetor”. Data 15 tetor është nes sot.

Sot do të kulmohet me veprime më të dhunshme nga studentët. Sepse policia jo vetëm që nuk ruajti dot institucionet, dhe Garda e Republikës nuk i ruajti institucionet, por provokuan studentët në bulevard duke i goditur me top uji dhe me gaz lotsjellës. Jo pa qëllim i thashë avokatit që mos u lodh për këtë gëzhojën.

Kjo gëzhoja e shotgun-ve 40 milimetra të gazit lotsjellës, dhe po ta shikosh SC është prodhim izraelit”, u shpreh Prençi.