Protesta – Hidhet gaz lotsjellës te ‘Myslym Shyri’, të rinjtë ‘sundojnë’ rrugët e Tiranës

– 12/12/20

Forcat Speciale kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve në rrugën Myslym Shyri, të cilët ishin nisur drejt Ministrisë së Brendshme.

Siç shihet në pamje, turma e të rinjve ka nisur të shpërndahet. Duket se kjo është një strategji tjetër të cilën po e përdor policia, duke u shpërndarë në grupe të vogla dhe në ndjekje të protestuesve.

Grupet e të rinjve janë shpërndarë në disa rrugë kryesore të Tiranës.

Gazeta Mapo