Procedohen dy zv.drejtorët e Policisë, vrasja në Elbasan mund të parandalohej

– 05/05/21

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka nisur zyrtarisht procedim penal ndaj dy zëvendës drejtorëve të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Niko Palla si dhe disa efektivëve të patrullës së Policisë, lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Burime që konfirmuan lajmin e nisjes së hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë në Policinë e Elbasanit, thanë se hetuesit besojnë që vrasja mund të ishte shmangur nëse do të kishte pasur reagim me të shpejtë nga ana e zyrtarëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes ku ndodhi krimi.

Burime thanë se janë mbi dhjetë punonjës policie si dhe dy zëvendës drejtorët që janë vënë në hetim nga SHÇBA.

Hetimet po kryhen në bashkepunim me Prokurorinë e Elbasanit.

Gazeta Mapo