Prishtina: Beogradi të na njohë si shtet, pas kësaj heqim taksat. –

8 janar 2019.

Ekipi negociator i Brukselit me në krye Farmir Limaj dhe ekipin serb mbajtën bisedime në vijim të procesit për ti dhënë fund mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, për ti hapur më pas rrugën drejt BE-së. Por edhe sot duket se asgjë nuk është arritur.

Mes presionit nga BE, që Kosova të heqë taksat e mallrave serbe të importuara në Kovosë, duket se zyrtarët e Kosovës nuk dorëzohen.

Në një deklaratë, Fatmir Limaj pas përfundimit të takimit ka thënë se Kosova i ka paraqitur të gjitha kushtet, dhe pa u plotësuar, taksa me 100% ndaj mallrave serbe, që sigurisht po dëmton ekonominë serbe nuk do të hiqet.

‘Serbia duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet që Kosova ta heq taksën, shteti serb nuk ka respektuar Kosovën dhe as dokumentacionet e saj’ tha Limaj për gazetën Blic, ndër të tjera:

‘Nuk ka më dialog pa asnjë marrëveshje, duhet të kemi marrëveshje gjithëpërfshirëse që në zemër ka njohjen reciproke, biseduam edhe për viza. E vlerësojmë punën e Komisionit, mirëpo kërkuam që t’i jepet angazhim shtesë kësaj çështje dhe Kosova të merr lajme të mira. Sot kemi pasur takim të rëndësishëm dhe jam i kënaqur me këtë takim”.

Limaj ka informuar se është takuar me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini e cila përveç thirrjes për heqjen e taksave, nuk ishte dakord për krijimin e ushtrisë së Kosovës. Kujtojmë se një nga kushtet për të cilat e ka fjalën Limaj, është ajo që ka thënë edhe kryeministri Haradinaj: Serbia të na njohë pavarësinë dhe ne i heqim taksat.

l.h/ dita