7 Nentor 2023

Gazetari i Corriere della Sera, Leonard Berberi në një intervistë televizive u shpreh se duhet të ketë një qartësim se cilët emigrantë do të vijnë në Shqipëri, ata që shpëtohen në det nga ushtria italiane apo edhe ata që shpëtohen nga anijet e organizatave joqeveritare, në lidhje me marrëveshjen e bërë mes kryeministrit Rama dhe homologes Meloni

Sipas tij duhet verifikuar nëse deklarata e kryeministrit Rama se në një strukturë në Shëngjin do të strehohen vetëm 3 mijë persona.

“Si gazetar, do shkojmë të vëzhgojmë nëse janë me të vërtetë 3 mijë persona apo janë më shumë. Statistika të qarta nga shpëtimi në det nuk ka, edhe sepse pjesa e refugjatëve që rrinë në Itali në mënyrë ilegale dhe nuk perceptohen, pra është një numër që nuk mund të dihet.

Ne dimë që të paktën nga 1 janari deri pardje kanë arritur deri në 150 mijë refugjatë.

Nga kjo, pjesa më e madhe, 95-96% janë marrë në bregdet dhe një pjesë që mungon janë shpëtuar nga organizata joqeveritare me anijet e tyre në Mesdhe. Ky është një tjetër aspekt që duhet qartësuar, pra do të dërgohen në Shqipëri edhe refugjatët që shpëtohen nga anijet e OJQ-ve apo vetëm ato që shpëtohen nga anijet e Guarda Di Finanzia, pra të ushtrisë italiane. Ky është një tjetër aspekt që duhet të analizohet,” – u shpreh Berberi.