7 Nentor 2023

Kryetari i PD-së Sali Berisha, ka folur për media nga selia e Kryesisë së Kuvendit, lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e një kampi me emigrantët që pritet të strehohen në Shqipëri.

Berisha u shpreh se sipas tij firma e Kryeministri Edi Rama në atë marrëveshje është e pavlefshme, duke thënë se “ai është në hetim ndërkombëtar, dhe është i gatshëm të firmosë ç’do gjë që të shpëtoj menderen e tij nga hetimi”.

U firmos marrëveshja për kampin e azilantëve në Shëngjin, cili është mendimi juaj?

Më duhet ti them se firma e Ramës është e pavlefshme, sepse Rama është nën hetim ndërkombëtar dhe është i gatshëm të shpëtojë ‘mendern’ e tij ndaj hetimit ndërkombëtar të pashpresë. Ai është fajtor sa McGonigal në Washington. Në këtë kontekst asnjë lloj firme e tij nuk ka më vlerë.

Shqipëria e ka me Italinë një marrëveshje të firmosur nga PD, ministër ishte Giorgio Napolitano. Aty ramë dakord që të gjithë emigrantët që kalojnë nga Shqipëria në Itali të kthehen në Shqipëri për tu nisur në vendin e tij.

Por në emër të kujt e ka marrë Rama. Në emër të trafikantëve të skllevërve njerëzor.

Rama e do të ushqejë Gjokat dhe bandat e tjera me trafiqe të shumëllojta. Është firmë kot, ne njohim marrëveshjen me Italinë më parë.