“Plisi” gdhend simbolet e rezistencën e shqiptarëve

16 Nentor 2021

Në shikim të parë, plisat prej mermeri të Haxhi Gjonit shtrihen nëpër gjeografinë e trojeve shqiptare si simbole identifikimi. Në esencë shpërfaqin rezistencën ndër shekuj

Plisi dikur ishte pjesë e pandashme e veshjeve të përditshme të shqiptarëve. Sot, ndonëse përdoret rrallë, ende shërben si një ndër elementet më identifikuese kombëtare. Në festa e mbrëmje muzikore të ansambleve folklorike zor që vallëzohet e luhet pa plis. Por qeleshet artisti Haxhi Gjoni nga Peja i sjell në një tjetër format. Për rreth katër muaj ka punuar intensivisht që tri forma të plisit t’i gdhendë nga gurët e mermerit që i ka marrë në Maqedoninë e Veriut. Punimet e tij prej mermeri janë rezultat i punës së tij të madhe gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.

Koha Ditore