Nga: Ora News”

Gjysmë shekulli me penel në dorë. Jordan Findiku nga Durrësi ka nisur të pikturë që në vegjëli.

Sot numëron rreth 400 piktura.Janë kryesisht peizazhe të Shqipërisë.Nga Konispoli në Vermosh të pakta janë vendet ku nuk ka shkelur.

“Natyra shqiptare është shumë shumë e bukur. Na ka pëlqyer shumë Belshi, në Shkodër që kemi punuar, Boga e Kosovës. Kemi shkuar gati çdo vit në Kalabri, tek vëllezërit tanë arbëreshë. Atje më ka bërë shumë përshtypje natyra, njerëzit,” tha ai.

Thotë se çdo pikturë mbart një histori.

Piktori Jordan Findiku

E ka të shenjtë artin dhe punën ndaj rrallë ndodh të shesë punimet e tij. Për këtë miq e kolegë e cilësojnë si piktor “koprac”.

“Duket sikur një punë me heq më djeg shpirti. Më tepër ua kam shitur miqve të mi që jetojnë në Itali, Gjermani. Kam shitur por dhe kam dhënë dhe si dhurata,” tha ai.

Arritjet në rrugëtimin e tij artistik, Fidniku ja atribuon një ndër piktorëve të talentuar shqiptar, Agim Fajës.

Nga Mark Brunga