pellumb-xhufi

Pellumb Xhufi: – Jam dakord që Mitrovica e Veriut të jepet në këmbim të Preshevës. –

06/02/2019 –

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, e konsideron Mitrovicën e veriut si vatër të problemeve jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë dhe se është dakord që ajo të jepet për Preshevën.

Xhufi: Të mos harrojmë që kemi një pjesë të trevave shqiptare që ndodhen në lindje. Presheva, Medvegja, Bujanovci, trendi është shumë shqetësues ka një zbrazje të popullsisë nga kushtet që krijojnë serbët, me presione ushtarake, administrative dhe policore. Tendenca është për tu zbrazur këto zona, unë gjykoj se kur bëhet fjalë për shkëmbim territoresh, shpresoj të përfshihet në kufirin e Kosovës, nëse shkon çështja në ndryshime të tilla. Duhet të jemi realist në kufirin verior, ka ndodhur një spastrim etnik. Mitrovica sot është një vatër e agresivitetit serb, e nacionalizmit, dhe kriminalitetit serb.  Mitrovica e Veriut është koncentrat problemesh jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Unë do isha dakord që te jepej Mitrivica e Veriut e të merrej Presheva, dhe krahina tjera

/Ora News.tv/