Dash Shehi flet troç: – Para diktatorit jemi zero, na vë 30 goca me kufje në vesh ti dhe po na qeverise. –

7 shkurt 2019.

 

Kreu i LZHK, Dash Shehi, si shumëherë edhe sot ka folur shkoqur nga foltorja e Kuvendit, ku ka thënë hapur se protesta këtë radhë nuk duhet të bëjë rotacion qeverish, por duhet të sjellë një përmbysje të thellë të sistemit.

Gjatë fjalës së tij ai ka akuzuar Ramën për situatën e mjerë të vendit, ku keqqeverisja dhe korrupsioni, sundimi që po bën, kanë zbrazur si kurrë më parë vendin.

Pjesë nga fjala e Dash Shehit

Që qeveritë të shkëmbehen, të ketë rotacion është një gjë normale, por këtë radhë nuk duam këtë, brenda pretendimit opozitar ka në thelb përmbysje të përgjithshme të sistemit, për të parë gjërat nga një këndvështrim tjetër, krejt e ndryshme dhe krejt e re dhe nevojën për ndryshim radikal, ndryshe do ishte e panevojshme të bëhej demonstrata.

Ne që po e përmendim këtu, por askush nuk e kupton me seriozitet, cështjen e emigracionit, një vend që po zbrazet me këtë shpejtësi, jo të bëhen revolucione le të përmbysë gjithçka se nuk ka ca përmbys më, një grusht pleqsh.

Shqipëria ka qenë gjithnjë e varfër, dhe nuk kemi pretenduar që të zhdukej varfëria, por mbi këtë është shtuar keqqeverisja, korrupsioni, krimi, ikën biznesmeni që ka goxha para se të vjen ai të vë pistoletën të merr gruaja prej dore dhe të con te vapori.

Ata zotëritë te Astiri nuk e justifikojnë se po u merret shtëpia, por energjinë ua jep urrejtja ndaj padrejtësive, nëse ti u merr shtëpinë dhe paratë ua ndan 40 mln dy vetëve që janë miqtë tuaj kjo ushqen protestën.

Edhe profesori i qetë që lexon gazetën ndihet i tradhtuar, se padrejtësia është karburanti që ushqen motorin e protestës. Këtu ka deformuar qeverisjen dhe nga një instrument që do bënte punë është bërë shtypje dhe dhunë, të psikologjisë shoqërore.

Diktaturat lindin pas votimeve të mëdha, të rëndësishme, por me votime të trazuara si këto të tonat, dhe përfundon në një sundim, ky zotëria këtu ka mbërrit në na sundojë, e patë me ca qetësie i ndryshoi ministrat, para diktatorëve jemi të gjithë zero, ka ndërtuar me mendjen e vet sistemin e kontrollit qeverisës, ca janë këto, në ca nen kuvendi ti merr përsipër ti na ve 30 goca me kufje në vesh dhe po na qeveris, dhe ato goca kanë të drejtë të kontrollojnë dhe gjejnë në gabim këto,

këtë nuk e ka mbërrit as Zvicra, as Danimarka, sepse nuk kemi nevojë më për qeverisje, i pengon diktatorët qeverisja, e kanë gati skemën. Ai zotëria u mundua të shpjegojë flamujtë, ato flamuj or ti, i ka bërë Ed Rama me fantazinë e vet prej piktori, i thotë ai, a c’ma hiq këtë të zezën këtu ere, bëje pak gri arxhendato atë te kryeministria.